Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka shpalosur programin e tij në hapjen zyrtare të fushatës.Abrashi tha se realizimi i projekteve që ka në plan arrin koston prej 1.2 miliardë eurosh, raporton Ekonomia Online.“ Të gjitha projektet, shpiejnë në një investim 1,2 miliardë euro në këto vite.
Do të kemi zhvillim ekonomik dhe numër të madh të punësimit. E para që synojmë në kuadër të zhvillimit ekonomik, është që për themelimin e fondit të punësimit të ndajmë 4 milionë euro në 4 vite, për ndarjen e granteve në ndërmarrësi, të përkrahim të rinjtë në startet e tyre, të bëjmë subvencionimin e pagave. Të gjitha bizneset e vogla, të mëdha që duam të marrim fuqi punëtore, do të mundësojnë dhënien e pagave me një gjysëm pagë prej 6 muaj deri në 1 vit “, premtoi Abrashi.
Ndërtimi i tri zonave ekonomike në rrugët për Podujevë, Mitrovicë e zona e panaireve në Prishtinë, ishte premtimi tjetër i kandidatit për kryetar të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).“ Do t’i fuqizojmë zonat ekonomike tek Fushë Kosova. Zonat ekonomike që janë më larg se Prishtina janë mundësi jo e favorshme për punëkërkuesin e Prishtinës dhe hezitojnë të punesohen atje.
Do t’i sjellim ato zona më afër Prishtinës, rrugës për Podujevë dhe rrugës për Mitrovicë e të zona e panaireve’’, tha Abrashi.Ai premtoi se tregjet e Prishtinës do të kthehen nën pronësi të Komunës.“ Një pikë tjetër janë tregjet e Prishtinës që kanë një status të pazgjidhur.
Tregtarët më kontrata afatshkurtëra, t’i kthejmë në pronësi të Komunës dhe t iu ofrojmë kontrata afatgjate. Në kuadër të zhvillimit ekonomik, sektori i ndërtimit është i padrejtë. Në kuadër të ndërtimit kemi parë sërë masash, ku eshtë harta zonale ku është dasht me u hartu kjo hartë, pas kësaj fillojmë me hartimin e secilës lagje të Prishtinës ”Abrashi ka premtuar përkrahje edhe për bizneset e vogla, përmes së shoqatës së zejtarëve. Në kuadër të projekteve të tij ai përmend rigjenerimin e zonës së Gollakut, përfundimin e rrugës A dhe B, ndërtimin e unazës që fillon nga Kodra e Trimave e deri në Veternik.”
Një projekt tjetër është, rigjenerimi ekonomik të zonës së Gollakut, të investojmë në infrastrukturë, duke i definuar zonat për banim ndërtim bujqesi dhe turizëm. Do të bëhet përfundimi i rrugës B, fillimin e rrugës A, fillimin e unazës së Prishtinës nga “ Kodra e Trimave” deri në Veternik që është projekti më i madh qe ka edhe kosto më të lartë “, u shpreh Abrashi.Ndryshe, fushata zgjedhore për zgjedhjet që do të mbahen me 19 nëntor ka filluar sot zyrtarisht.