Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë se po planifikon ndërtimin e një nënkalimi te shkolla e mjekësisë, pasi kjo pikë po shihet si një nga bllokadat kryesore të trafikut në këtë lagje.
Ai gjatë një vizite në lagjen “Ulpiana”, tha se me ndërtimin e këtij nënkalimi do të lehtësohet trafiku dhe do të rritet siguria për nxënësit.
Abrashi ka shprehur pakënaqësi me nivelin e mirëmbajtjes së terreneve sportive dhe hapësirave të gjelbëruara në këtë lagje, për të cilat tha se programi i tij i kushton rëndësi të posaçme.
Kandidati i LDK-së për Prishtinën ka prezantuar planin edhe për përmirësimin e rrjetit të kanalizimit në disa zona të “Ulpianës”, të cilat kanë probleme.
Abrashi iu ka premtuar të rinjve të lagjes se përveç mirëmbajtjes së terreneve sportive, ai ka plane për ndërtimin e këndeve të tjera sportive dhe rekreative.