Zëdhënësi i Qeverisë dhe njëherësh ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi tha se nuk ka ndonjë datë specifike se kur do të shkojë në Kuvend ratifikimi i marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.
Sipas tij Demarkacioni mund të dalë në Kuvend javën e ardhshme ose pas dy jave. “Andaj, nuk ka ndonjë datë specifike për Demarkacionin”, tha Abrashi në Fol Hapur./KosovaPress/