Aktuale

Abelard Tahiri e harron dorëheqjen, flet për punën e tij si ministër

Pasi Kadri Veseli dje tregoi se nuk do të ketë dorëheqje të ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, ky i fundit, ka shkruar se do ta vazhdojë punën e tij.

Ndonëse ofrimi i dorëheqjes së Tahirit, të cilën e konfirmoi vetë Kryeministri Ramush Haradinaj, ishte kryetemë e këtyre ditëve, Ministri i Drejtësisë ka shkruar sot në Facebbook sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Tahiri ka thënë se do ta vazhdojë punën e tij në sundim të ligjit.

“Kryefjala e angazhimit tim politik e institucional është fuqizimi i sundimit të ligjit dhe kontributi për një shtet dhe shoqëri moderne që udhëhiqet nga parimet më të ndritura të demokracisë dhe mundësive e trajtimit të barabartë për të gjithë. Sfidat janë evidente, mirëpo me përkushtim dhe dinamikë të shtuar do të shtojmë edhe rezultatet”, ka shkruar Tahiri. /Express/

the authorBurbuqe Metolli