Aktuale

Abdixhiku godet ‘Donald Trumpat’ e Kosovës

Analisti i çështjeve politike e ekonomike, Lumir Abdixhiku, i ka quajtur “Donald Trumpa” personat që me akuzat e tyre për terrorizëm po përfshinë të gjithë besimtarët myslimanë.

“Këta “Donald Trumpat” e Kosovës që e akuzojnë një religjion të tanë për terrorizëm, a po e kuptojnë se viktimat e terrorit të djeshëm janë muslimanë?”, ka shkruar Abdixhiku në faqen e tij në Facebook, transmeton Gazeta Express.

Ai ka thënë se “terroristat nuk po pyesin për fe – po i vrasin të gjithë; muslimanë, të krishterë, të fe e pa fe”.

“Janë të çmendur e të etur për vrasje. Të tillë janë me apo pa besim. Burimi i trushpëlarjes së tyre s’është arsye për përgjithësim”, thuhet më tej në shkrimin e Abdixhikut.

Ai ka paralajmëruar se përgjithësimi “sjell veçse fashizëm”.

“E ka veç një fije të hollë dallimi në mes atyre që arsyetojnë vrasjen në emër të fesë dhe këtyre që përgjithësojnë një fe për vrasje. Në esencë të dy palët janë pa tru”, ka shkruar Abdixhiku në rrjetin social.