Aktuale

AAK: Rahoveci është i Aleancës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka njoftuar se në zgjedhjet e djeshme të balotazhit për kryetar të komunës së Rahovecit, kandidati i AAK-së, Smajl Latifi, pas një performance të jashtëzakonshme dhe bindëse gjatë tërë fushatës, arriti që të dali fitues në garën për kryetar të kësaj komune.

Në zgjedhjet e djeshme kryetari Latifi mori 10 mijë e 483 vota, kurse kundërkandidati i tij Idriz Vehapi i PDK-së, 10 mijë e 197 vota, pra dallimi është 286 vota, kurse janë të panumëruara 262 vota me kusht.

Shkrimet në disa portale për gjoja mundësin e ndryshimit të rezultatit në këtë komunë dhe mundësisë së humbjes së kësaj komune nga AAK-ja, i shohim si të pasakta dhe tendecioze, sidomos kur kemi parasysh se fitorja e Smajl Latifit është me 286 vota dallim, edhe sikur të gjitha 262 votat me kusht të shkojnë për kundërkandidatin, prapë Smajl Latifi është fitues.