Aktuale

AAK: Nuk jemi tërhequr nga asnjë pretendim për Demarkacionin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Ramush Haradinaj, nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për Demarkacionin me Malin e zi dhe nuk janë tërhequr nga asnjë pretendim i tyre, se marrëveshja e Demarkacionit është e gabuar dhe ajo duhet të korrigjohet.

Kështu ka bërë të ditur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të premten në mbrëmje përmes një komunikate për media.

Sipas AAK-së, informatat tjera janë spekulime dhe të pavërteta, të cilat mund të bëhen edhe me qëllim te zhvendosjes së vëmendjes së opinionit publik nga problemet reale, me të cilat po përballet Qeveria dhe Presidenti.

Komunikata e plotë e AAK-së:

AAK dhe Ramush Haradinaj, nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për Demarkacionin me Malin e zi, dhe nuk janë tërhequr nga asnjë pretendim i tyre se marrëveshja e Demarkacionit është e gabuar dhe ajo duhet të korrigjohet.

Njoftimet e disa mediave se ka lëvizje nga ky pozicion, janë të pasakta dhe disinformata.

Për hirë të informimit të drejt të opinionit publik, ju njoftojmë se AAK vazhdimisht ka qenë e hapur për konsulta rreth Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, dhe për këtë qëllim kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi bashkëpunues dhe të takohemi me të gjitha palët e interesuara për korrigjimin, përkatësisht zgjidhjen e kësaj çështjeje jetike për Kosovën dhe Malin e Zi

Kushdo që është i interesuar të ndihmojë në korrigjimin e marrëveshjes së kufirit, ne do ta takojmë, si dhe do ta mbështesim çdo marrëveshje që për qëllim ka korrigjimin e vijës kufitare duke e rikthyer kufirin në pikat e mëparashme, në Cakorr dhe në Kullë të Zhlepit.

Informatat tjera janë spekulime dhe të pavërteta të cilat mund të bëhën edhe me qëllim te zhvendosjes se vemendjes se opinionit publik nga problemet reale me te cilat po përballet Qeveria dhe Presidenti.