Aktuale

AAK-Nisma:Të ndërpriten bisedimet me Serbinë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, kanë kërkuar që pas Demarkacionit dhe Asociacionit, vendi duhet që urgjentisht të kalojë në një faze tjetër të adresimit të temave që janë urgjente.

Haradinaj tha se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të prodhonte rezultate dhe jo deklarata.

Po ashtu, Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria që të ndërpriten bisedimet me Serbinë në këtë format dhe të fokusohet në transformimin  e FKS-së./KP