Grupi Parlamentar i AAK-së ka bërë thirrje ndaj deputetëve që t’i rezistojnë çfarëdo presioni që mundet t’iu vije për ratifikimin e demarkacionit.
Këtë thirrje ata e bënë përmes një komunikate, duke thënë se populli i Kosovës iu ka dhënë besimin për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Republikës e jo për ta sakatuar atë, transmeton KosovaPress.
Sipas tyre ratifikimi i kësaj marrëveshje e dëmton Kosovën me mbi 8.8 mijë hektarë tokë.