Avni Arifi, kryetar i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë e ka komentuar mundësinë e takimit të kryeministrit Isa Mustafa, me homologun e tij serb Aleksandër Vucic.
Arifi ka thënë se përderisa Ramush Haradinaj gjendet në Francë, takimi i Mustafës me Vucicin është injorim total i zërit të qytetarëve dhe protestave që u organizuan ditëve të fundit rreth lirimit të Harinajt si dhe ndaljes së bisedimeve me Serbinë.
Ky është postimi i plotë i Arifit:
“Takimi i mundshëm i Kryeministrit të Kosovës me Kryeministrin Serb përderisa Ramush Haradinaj mbahet pa asnjë bazë në Francë është miratim i heshtur i kësaj ndaljeje. Një takim i tillë është injorim total i të gjitha protestave të shqiptarëve anë e kënd botës dhe përgënjeshtrim i të gjitha deklaratave të deritanishme të zyrtarëve qeveritarë lidhur me poternicat”.