Aktuale

AAK i jep përgjigjen Zafir Berishës, për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj!

Ministri i Infrastrukturës nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj ka folur për vendimin e Zafir Berishës nga Nisma për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, raporton Gazeta Blic.

Lekaj ka thënë se Berisha është i lirë t’i shprehë bindjet e tij dhe se deklaratat e tilla nuk i “komentojnë më shumë”.

Ai më tej ka theksuar se koalicioni PANA është i qëndrueshëm dhe se qeveria po punon intenzivisht.

“Deputeti Berisha, ashtu si edhe çdo deputet tjetër është i lirë të shprehë bindjet e tij. Koalicioni është i qëndrueshëm dhe qeveria po punon intenzivisht në realizimin e objektivave të saj për shtyrjen përpara të proceseve zhvillimore. Ne jemi të hapur për kritika dhe bashkëpunim me të dhe gjithë të tjerët, ndaj deklaratat e tilla nuk i komentojmë më shumë”, ka thënë Lekaj për Gazeta Blic.

Ndryshe deputeti i Nismës, Zafir Berisha, pavarësisht faktit se partia e tij është pjesë e koalicionit qeverisës, ka thënë se ai do ta jap votën për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj./GazetaBlic.com/