Aktuale

AAK: Gazmend Muhaxherin ta hetojë Prokuroria

“Njërën herë ka gënjyer e cilën do të ishte mirë që ta hetoj prokuroria pasi që është në rastet e rralla në botë ky që Kryetari i Komunës nënshkruan lejen e ndërtimit duke mos përfillur kundërshtimin e Drejtorit të Urbanizmit”, thotë AAK’ja në reagim.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Pejë ka reaguar kundër kryetarit të kësaj komune që vije nga radhët e LDK’së së Isa Mustafës.

“Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri pranon vet që ai paska udhëtuar për të ,,zbuluar” se nga vinë donacionet në Kosovë dhe në këtë rast në Pejë. Padyshim që objektet e kultit fetar duhet ndërtuar aty ku banorët kanë nevojë për këto objekte”, thuhet në reagimin e AAK’së.

Gazmend Muhaxheri kur kishte shkuar në Dubai në atë kohë pati deklaruar se ka shkuar që të sjellë investitorë për teleferikun në Pejë, thonë në AAK, por sipas tyre tani ai deklaron se ka shkuar të hetojë parat e atyre që ndërtojnë objekte kulti në Kosovë dhe paska qëndruar në shpenzime të tyre atje.