Aktuale

AAK fiton në Rahovec edhe pas rinumërimit të votave

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dal fituese e zgjedhjeve në Rahovec edhe pas rinumërimit të tri vendvotimeve, si dhe votave me kusht.

AAK gjatë rinumërimit të tri vendvotimeve, ka marrë 566 vota, ndërsa, PDK 370.

Gjithashtu janë numëruar edhe votat me kusht, ato me postë dhe votat e personave me aftësi të kufizuara, ku AAK ka marrë 106 vota dhe PDK 78.

Përndryshe, në rinumërim dhe votat me kusht kanë qenë të pa vlefshme 8 fletëvotime të pa vlefshme./Kosovapress/