Aktuale

AAK fiton edhe Istogun

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka rrëmbyer edhe një komunë.

Pas numërimit të votave me postë, ato me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta Gani Dreshaj, ka kaluar me vota Haki Rugovën.

Pas numërimit të votave Dreshaj nga 8576 vota ka arritur t’i tubojë gjithsej 9970 vota, duke lënë prapa Rugovën e LDK-së i cili nga rezultati preliminar kishte marr 9247 vota ndërsa pas numërimit të votave me kusht, me postë dhe me nevoja të veçanta i ka gjithsej 9380 vota.

AAK ka fituar në këto komuna Deçan, Junik, Suharekë, Obiliq, Gjakovë, Rahovec dhe Klinë./KosovaPress/