Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shprehur zhgënjimin e saj për siç thotë për zvarritjen e procesit ndaj Ramush Haradinajt.
Kjo parti thotë se është e dëshpëruar me komoditetin e autoriteteve franceze të gjyqësisë, të cilat sipas AAK-së, po lejojnë që Serbia të luajë me parimin e jurisdiksionit universal dhe t’i zvarrisë sa më shumë të jetë e mundur procedurat kundër Haradinajt, e të cilat në fakt nuk janë asgjë tjetër përpos lojës politike me Haradinajn dhe me Kosovën.
“Prandaj apelojmë tek autoritetet franceze të drejtësisë, që në emër të drejtësisë, të stabilitetit dhe të ndershmërisë ndaj një politikani që i ka kryer të gjitha obligimet ndaj drejtësisë ndërkombëtare, sa më parë të vendosin në favor të kësaj të drejte të patjetërsueshme dhe ta lënë të lirë Ramush Haradinajn, që të merret me veprimtarinë e tij politike, aq të domosdoshme për Kosovën”, thuhet në reagimin e AAK-së dërguar mediave.
Vonimi i tij në Francë sipas AAK-së, është vonim i Kosovës dhe askush nuk ka të drejtë që në emër të interesave e kalkulimeve politike