Në debatin e 3 gushtit për Demarkacionin me Malin e Zi, ku pritet të marrë pjesë edhe Kryetari i Komisionit Shtetëror për Demarkacionin me Malin e Zi, Murat Meha nuk do të kundërshtohet nga përfaqësuesit e Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Edhe pse më herët Kryetari i AAK Ramush Haradinaj ka patur mosmarrëveshje të ashpëra me Murat Mehën, i kontaktuar nga Gazeta Express zëdhënësi i AAK Muharrem Nitaj tha se edhe nëse merr pjesë Murat Meha përfaqësuesit e AAK nuk do ta kundërshtojnë këtë veprim.
Nëse ky debat është shkencor atëherë edhe ne do të marrim pjesë tha Nitaj për Express.
Vlen të theksojmë se para disa muajsh Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme e ka kundërshtuar ashpër për miratimin e damakracionit Kryetarin e Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi, Murat Mehën.
Më herët Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, debatin për demakracionin që pritet të zhvillohet në 3 Gusht e ka vlerësuar si një bashkim i pozitës dhe opozitës. Debati i cili do të mbahet në Kuvendin e Kosovës, është ftuar nga kryetari i këtij institucioni, Kadri Veseli.