Arsim & Kulturë

AABtalks: Behgjet Pacolli të shtunën jep ligjëratë me temën “Si të bëhesh i suksesshëm”

Këtë të shtunë, Kolegji AAB fillon serinë e forumit AABtalks, ku studentët do të kenë rastin të dëgjojnë rrëfimet e drejtpërdrejta të njerëzve që kanë arritur suksese të theksuara në fusha të ndryshme të jetës.

Në takimin e parë të AABtalks do të jetë prezent z.Behgjet Pacolli, biznesmen i suksesshëm dhe personalitet publik në Kosovë dhe më gjerë.

Nga ai do të dëgjojmë rrëfimin e jetës së tij dhe sfidat me të cilat është ballafaquar në rrugëtimin e tij drejt suksesit.

Gjithëashtu, studentët e Kolegjit AAB ftohen të jeni pjesë e këtij forumi, ku do të kenë mundësi të bëjnë edhe pyetje dhe të merrni përgjigjet direkt nga z.Pacolli.

AABtalks do të mbahet të shtunën në AAB Teatrin “Faruk Begolli” në ora 11:00.