Sot filloi serinë e parë AABtalks në AAB Teatrin “Faruk Begolli”, ku mysafir i parë ishte miliarderi shqiptar, Behgjet Pacolli, i cili mbajti ligjëratë për studentët e Kolëgjit AAB me temën “Si të behem njeri i suksesshëm”.
Pacolli u tha studentëve të Kolegjit AAB se çdo njeri është i lindur për të qenë një njeri i sukseshëm, por shfrytëzimi i potencialit të tij e bën atë të jetë apo jo i sukseshëm.
“P.sh, në një klasë ligjëratën e një ligjëruesi disa studentë e kanë kuptuar, disa jo. Çfarë ka ndodhur këtu? Këtu kemi të bëjmë jo me mungesë të aftisësë së studentëve për të kuptuar, por kemi të bëjmë më mosshfrytëzimin e potencialit të tyre”, tha Pacolli.
Ai tha seçdo njeri që dëshitronë të jetë i sukseshmën në jetë, duhet të ketë ide, të cilën duhet ta shndërrojë në praktikë.
“Shndërrimi i një ideje në një projekt ka një parakusht: ti duhesh me e dasht atë ide, nëse ti nuk e don atë ide, ti nuk mundësh me e kthy atë në projket. Prandaj dashuria shumë e madhe për punë, dashuria shumë e madhe për të vepru, dashuria shumë e madhe për të kriju, e shtyejnë njeriun drejtë suksesit. Këto që i përmenda përbëjnë mbi 60% të mundësisë së suksesit. Mbeten 40% ku duhesh t’u dedikosh kohën , investimet materiale, etj”, tha Pacolli gjatë ligjëratës së tij.
Pacolli rrëfeu para studentëve të Kolegjit AAB për shumë momente interesante që ka pasur gjatë jetës së tij qysh nga shkolla fillore, e mesme, pastaj emigrimi e deri në ditët e sotme se si ka arritur të jetë njëriu më i suksesshëm shqiptar në biznes.
Sa i përket nivelit të diturisë së njerëzve të pasur, Pasolli u tha studentëve të Kolegjit AAB se nuk është e rastësishme nëse një njëri është i pasur.
“I pasuri nuk mund të jetë i jo i mençur, i pasur është njëri i mençur. Këtu kemi të bëjmë me çdo lëmi ku njerëzit janë të pasur”, vlerësoi ai.
Në fund të kësaj ligjërate, u zhvillua edhe një debat ku studentët e Kolegjit AAB parashtruan pyetje, të cilave iu përgjigj miliarderi shqiptar Behgjet Pacacolli.
Seria e AABtalk do të vazhdojë edhe në ditën në vazhdim ku do të keni rastin të dëgjoni rrëfimet e drejtpërdrejta të njerëzve që kanë arritur suksese të theksuara në fusha të ndryshme të jetës. Përpos mundësisë që të ndiçëni për së afërmi në AAB Teatrin “Faruk Begolli”, seritë e AABtalks mund t’i shikoni edhe drejtëpërdrejte “Live stream” në faqën e Kolegjit AAB në facebook.
Më poshtë mund ta shikoni ligjëratën e plotë te Pacollit në AABtalks:






















