Në Lëvizjen Vetëvendosje nuk janë të informuar për një përleshje fizike që u raportua se ka ndodhur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve mes një vëzhguesi të Nismës dhe një vëzhguesi të Vetëvendosjes.
Pak më parë në media u raportua se vëzhguesi i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Endrit Zabërgja është sulmuar nga një vëzhgues i Lëvizjes Vetëvendosje.
Por, në partinë e Albin Kurtit, kanë thënë se nuk e dinë nëse një rast i tillë ka ndodhur apo jo.
Në një prononcim të shkurtë për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka thënë e nuk është në dijeni për një rast të tillë.
“Nuk kam informacione. Jam me një konferencë me përfaqësues të sindikatave”, ka thënë Manxhuka për FaktePlus.
Vëzhguesi i Nismës Socialdemokrate Endrit Zabërgja ka deklaruar se është sulmuar nga vëzhguesi i VV-së, derisa rastin e ka lajmëruar në polici. /FaktePlus