Vitamina D është shumë e rëndësishme për mirëqenien e të gjithë organizmin. Mjaftojnë 15 minuta në diell që trupi të prodhojë vitaminë D.
Megjithatë, shpesh është e nevojshme që njeriu të marrë suplementë të kësaj vitamine për të plotësuar dozat e nevojshme.
Në vazhdën e sëmundjeve të ndryshme që degjenerojnë trurin siç është skleroza apo Alzheimer, natyrshëm lind pyetja nëse të qëndruarit në diell apo marrja e suplementëve, parandalon këto sëmundje.
A ka rol parandalues Vitamina D?
Ekspertët nuk e përjashtojnë rolin parandalues të vitaminës D, por nuk janë plotësisht të sigurt.
Studimet e reja shkencore në lidhje me këtë çështje, thonë se njerëzit që kanë nivele të ulëta të vitaminës D në gjak, kanë më shumë gjasa që të preken nga sëmundja e Alzheimerit apo skleroza.




















