Rreth 50 persona mbetën të vdekur dhe 20 të tjerë u lënduan nga sulmi terrorist që ndodhi në mëngjesin e sotëm në dy xhami në Zelandën e Re.
Në mesin e viktimave, Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë, nuk ka informata nëse në ka shtetas kosovarë
Kësht ka bërë të ditur për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli.
“Nuk kemi ende informata nëse ka shtetas kosovarë në sulmin terrorist që ka ndodhë në Zelandë të Re”, tha Zyberaj.
Sulmuesi i dy xhamive në Zelandën e Re e ka filmuar vetën e tij përmes një aparati fotografik të vendosur në kokë. Në videon 17 minutëshe, sulmuesi ishte duke dëgjuar këngë në gjuhën serbe dhe angleze.
Ai në një moment dëgjohet duke thënë “Le të fillojë festa”.
Pas arrestimit të sulmuesit, në media doli edhe arma me të cilën kreu sulmin terrorist në këto dy xhami, gjatë namazit.
Ajo që bie në sy është se në mesin e shumë emrave të shkruar në armë, shihet edhe ai i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.