Aktuale

A e shpalli kandidaturën për kryetar të Prishtinës deputeti i sapo zgjedhur nga LDK-ja

KQZ-ja ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit. Partia e dytë më e votuar në këto zgjedhje është LDK-ja që sipas këtyre rezultateve ka fituar 29 deputetë. Njëri prej deputetëve që e ka fituar edhe një mandat është Lumir Abdixhiku, i cili ka marrë 29 565 vota, duke u renditur i katërti më i votuar në parti.

Abdixhiku pas daljes së këtyre rezultateve ka dalur me një reagim interesant. Ai i ka dhënë një falënderim të veçantë mbi 10 mijë votuesve të Prishtinës, duke aluduar se mund të jetë kandidati i ardhshëm për kryetar të kësaj komune.

“Në veçanti, por jo për dallim, më duhet t’i falenderojë plot 10,168 votuesit e mi në Prishtinë. Më bëtë ndër më të votuarit në kryeqytet, në qytetin tim. Dhe me këtë, më shumë se kurrë, ma bëtë të qartë drejtimin e angazhimit tim politik”, ka shkruar Abdixhiku, përcjell FaktePlus.