Aktuale

A do të shkojë Kurti për të parë ndeshjen e Kosovës kundër Malit të Zi?

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për herë të parë planifikon që të shikojë nga afër një ndeshje të Kombëtares së Kosovës në futboll.
Sipas burimeve të Indeksonline, Kurti do të jetë i pranishëm në ndeshjen kundër Malit të Zi që zhvillohet të hënën e ardhshme.

Gjatë fushatës zgjedhore, kreu i LVV-së kishte deklaruar se është përkrahës i Kombëtares së Kosovës dhe kishte premtuar që do të shkojë në stadium për t’i parë ndeshjet e “Dardanëve”.

Ndryshe, partia e tij doli fituese në Zgjedhjet e fundit që u mbajtën të dielën, duke lënë në vendin e dytë Lidhjen Demokratike të Kosovës.