Lëvizja Vetëvendosje është në pritje të përgjigjës së Isa Mustafës së LDK-së, për propozimet që i ka bërë për kolaicionin qevërisës ndërmjet këtyre dy subjekteve politike.
Deputetja nga Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka thënë se VV-ja po pret që LDK-ja t’i shqyrëtoj ofertat e Albin Kurtit.
“Jemi në pritje, ne dje i kemi dërguar një letër z.Isa Mustafa përmes së cilës kemi kërkuar që LDK-ja në organet e saj t’i shqyrëtoj propozimet që ne kemi bërë”, ka thënë shkurt Nagavci.
As strukturat e Vetëvendosjes nuk dihet ende nëse do të mblidhen dhe të vendoset për hapat në vazhdim për të negociuar për koalicionin me LDK-në.
Arlind Manxhuka, zëdhënës për medie i Vetëvendosjes, ka thënë, se deri më tani nuk është paraparë ndonjë takim i Këshillit të LVV-së.
“Nuk ka diçka të paraparë”, ka thënë shkurt Manxhuka.
Gjatë ditës së djeshme ishte partia e Albin Kurtit, LVV e cila përmes një letre të dërguar në zyret e LDK-së, ka kumtuar lajmin se nuk pajtohen me ofertën e fundit të bërë nga LDK-ja përmes së cilës, kjo parti ka kërkuar postin e kryeparlamentarit deri në zgjedhjen e Presidentit.
Në anën tjetër, gjatë ditë së djeshme zyrtarë nga LVV-ja kanë thënë se posti i kryeparlamentarit nuk do të ktheht prapa.