Rajon & Botë

A do të anulohet takimi Rusi-Turqi-Iran, për shkak të vrasjes së ambasadorit rus?

Ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm të Turqisë, Rusisë dhe Iranit, kanë planifikuar që të takohen të martën për të diskutuar rreth të ardhmes së Sirisë dhe qytetit sirian, Aleppo, gjatë një takimi që do të mbahet nesër në Moskë.

Por vrasja e ambasadorit rus, Andrei Karlov, mund të anulojë këtë takim.

Karlov, ka vdekur sot nga plagët e marra gjatë një atentati në Turqi, transmeton Express.

Takimi i paralajmëruar është i rëndësishëm, pasi Rusia, Turqia dhe Irani lojtarë të rëndësishëm në Siri, me Iranin dhe Rusinë që e mbështetshin fuqishëm presidentin sirian, Bashar Assad, ndërsa Turqia, anëtare e NATO-s, që dëshiron ta shohë Assadin të bjerë nga pushteti.

Prioriteti kryesor i Turqisë, megjithatë është të sigurohet se milicit kurde nuk do të fitojnë më shumë territor në Siri, përgjatë kufirit me Turqinë./Express/