Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka shkruar se lajmi për lirimin e Ramush Haradinajt është i mirë për Kosovën dhe kombin shqiptar.
Në një shkrim në rrjetin social “Facebook”, ai e ka quajtur padrejtësi ndalimin e Haradinajt dhe mbajtjen e tij për muaj të tërë në Francë.
Madje, sipas tij, kjo ka qenë padrejtësi edhe ndaj gjithë luftës çlirimtare të UÇK’së, shkruan Periskopi.
Lexoni reagimin e Ymerit:
Lajmi për lirimin e Ramush Haradinajt është një lajm i mirë për Kosovën dhe kombin shqiptar. Ndalimi në Francë dhe mbajtja e tij për muaj të tërë ishte padrejtësi jo vetëm ndaj Ramushit, por ndaj gjithë luftës çlirimtare të UÇK-së.
Republika e Kosovës është shtet i pavarur nga Serbia. Fletë-arrestet e kësaj të fundit ndaj gjithë atyre që luftuan për çlirimin e Kosovës duhet të marrin fund. Qeveria duhet ta kërkojë urgjentisht një gjë të tillë.