Koreja Veriore e ka kërcënuar Australinë me luftë bërthamore duke ia kujtuar kryeministrit australian, Malcolm Turnbull, se vendi i tij ndodhet në një zonë të një goditjeje katastrofike.
Ky vend, po ashtu e ka paralajmëruar Australinë që të mos tregohet shumë e afërt me SHBA-në teksa zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence e viziton atë – duke thënë se nëse Australia i ndjek hapat e SHBA-në në rajon, atëherë do të jetë akt vetëvrasës, transmeton Express.
Agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë Veriore, KCNA, e ka paralajmëruar Australinë dje që të mos veprojë verbërisht dhe me zell cka t’i thotë SHBA-ja./Express/




















