Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Bekir Bozdag, ka thënë sot se Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut (GJEDN) nuk ka juridiksion për të vendosur për ankesat ndaj referendumit turk që i ka dhënë presidentit Recep Tayyip Erdogan pushtet të ri të zgjeruar.
Partia kryesore opozitare në Turqi, CHP, ka thënë se mund të ankohet edhe në GJEDN për anulimin e referendumit për ndryshime kushtetuese për shkak të parregullsive, transmeton Express.
Dje, Bordi Elektoral i Turqisë e hodhi poshtë kërkesën e kësaj partie dhe dy partive të tjera për anulimin e referendumit./Express/