Policia franceze sot ka gjetur një mitraloz, dy pistoleta dhe tre kilogramë eksplozivë, në mesin e disa armëve të tjera, tw fshehura në një apartament në Marsejë.
Prokurori i Parisit, Paris Francois Molen ka bërë të ditur se policia ka parandaluar një sulm të planifikuar të kryhej para zgjedhjeve për presidentin francez.
Dy qytetarë francezë janë të dyshuar për planifikimin e sulmit, të cilët janë arrestuar nga policia, raporton Reuters. Dy të arrestuarit, të lindur më 1987 dhe 1993, pretendonin që të kryenin sulmin gjatë kësaj jave./KosovaPress/