Rajon & Botë

Pens: Është e mundshme arritja e marrëveshjes tregtare SHBA-Japoni

SHBA-të dhe Japonia të martën nisën bisedimet ekonomike, të cilat sipas zëvendës presidentit amerikan Majk Pens, mund të rezultojnë me arritjen e marrëveshjes bilaterale të tregtisë.

“Në një moment në të ardhmen, vendet tona mund të marrin vendimin për zbatimin e njohurive deri të cilat kemi ardhur në këtë dialog dhe të nisin bisedimet zyrtare për marrëveshjen për tregtinë e lirë”, tha Pens në konferencën e përbashkët për media me zëvendëskryeministrin e Japonisë Taro Aso, transmeton France Press.