Rajon & Botë

Filipine: Autobusi bie në përrua, 24 të vdekur

Foto arkiv

Të paktën 24 persona kanë vdekur sot në një aksident me autobus në Filipine.

Raportohet se autobusi ka rënë në një përrua të thellë pasi që nuk i kishin funksionuar frerët në një qytet malor të veri të Filipineve, transmeton Express.

Ndërkohë, 45 udhëtarë të tjerë janë nxjerrë nga përrua e thellë nga ekipet e shpëtimit, raporton AP.

Shumica e udhëtarëve kanë pësuar lëndime serioze dhe janë dërguar në spital./Express/