Aktuale

Policia dhuron gjak

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore në bashkëpunim me Qendrën e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, sot organizon fushatën vetëdijesuese “Dhurimi Vullnetar i gjakut”.

Sipas njoftimit të Policisë, hapja e fushatës në fjalë do të mbahet në kampin ‘Vrella’ tek pjesëtarët e njësive të specializuara, duke filluar nga ora 10:00-16:00./KP