Policia ka njoftuar se të martën në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi i njëjti është zënë në flagrancë duke vjedhur një telefon nga çanta e viktimës mashkull.
“Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”- thuhet në raportin ditor të policisë. /Gazeta Express