Dy persona janë plagosur pas të shtënave me armë që kanë ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se të shtënat kanë ndodhur rreth orës 03:30. Kurse, të dyshuarit gjatë largimit nga vendi I ngjarjes kanë dëmtuar edhe disa vetura tjera.
Ai thotë se njëri nga viktimat ka marrë gërvishtje, kurse, tjetri është plagosur në kraharor./KosovaPress/