Intervenimi amerikan në Siri duhet të vazhdojë dhe se në këtë vend sa më parë duhet të formohet një qeveri kalimtare, ka thënë të shtunën shefi i diplomacisë turke Mevlut Çavushoglu.
Ai theksoi se sulmi ndaj bazës ajrore në Homs nuk duhet të thotë fundi i intervenimit të SHBA-ve në Siri dhe se është e domosdoshme që të hiqet regjimi aktual në këtë vend.
“Nuk duhet të jetë në kuptimin ‘intervenuam dhe u ndaluan’. Më ideale është zgjidhja politike. Në Siri është e domosdoshme që sa më parë të formohet Qeveria kalimtare”, tha Çavushoglu në qytetin jugor turk Antalia.
Ai theksoi se shpreson që në Siri do të vendoset stabiliteti dhe paqja, si dhe vendi i tij do të luajë rol të rëndësishëm në ndërtimin e Sirisë.





















