Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nëpërmjet një letre dërguar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, ka kërkuar që iniciativa e tij ligjore të mos vihet në rend dite edhe pak kohë, derisa të sigurohet edhe përpjekja e fundit që transformimi i FSK të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.
Këtë e bëri të ditur vet presidenti Thaçi, në konferencën me temë “Forca e Sigurisë së Kosovës, perspektivat e së ardhmes”, ku theksoi se iniciativa e tij ligjore për transformimit të FSK-së, nuk ka qenë e rastësishme dhe as e nxituar, por se ka qenë një veprim i menduar mirë dhe krejtësisht legjitime dhe kushtetuese.
“Unë konsideroj se institucionet tona ende kanë në dispozicion kohen e mjaftueshme që bashkërisht të bëjmë dhe një përpjekje të fundit, që të sigurojmë përkrahjen e të gjitha komuniteteve për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Në shërbim të arritjes së këtij qëllimi të përbashkët dhe duke marrë në konsideratë zhvillimet e fundit në vend, unë sot i kam dërguar një letër zyrtare kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe anëtarëve të kryesisë së Kuvendit, nëpërmjet së cilës kam kërkuar që iniciativa ime ligjore për ndryshimin e mandatit dhe rolit të FSK-së të mos vihet në rend dite edhe për pak kohë për diskutim, përderisa institucionet tona dhe partnerët tanë strategjik, nuk përfundojnë dhe këtë përpjekje të fundit, për të siguruar mbështetjen e të gjitha komuniteteve që transformim i FSK-së në forca të armatosura, të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese. Unë besoj qà « Kuvendi i Kosovës do të tregoj përgjegjshmëri dhe mirëkuptim për këtë zhvillim të ri, sepse jam i bindur se në këto rrethana të reja, kjo mundësi e krijuar duhet të shfrytëzohet me përkushtim dhe përfshirje serioze të të gjitha institucioneve tona“, tha ai.
Ndërsa ripërsëriti se askush nuk do të lejohet ta përdor veton, për pengimin e këtij procesi.
Thaçi: Përfaqësuesit serb të mos mendojmë që po heqim dorë nga themelimi i ushtrisë
(video)
“E kam bërë të qartë se askush s’mund të përdorë veton, ose pengoj në çfarëdo forme themelimin e ushtrisë së Kosovës dhe kjo tashmë është bërë e qartë, andaj është esenciale që përfaqësuesit politik të komunitetit serb të mos mendojnë, qoftë dhe për një çast të vetëm se institucionet e Kosovës po heqin dorë nga themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, sepse kjo do të ishte gabimi më i madh i tyre”, tha ai.
Ndërkaq, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delaëie tha se ushtria duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese dhe me ndihmën e partnerëve strategjik të Kosovës, si SHBA-të dhe NATO.
“Shmangia nga udhërrëfyesi i rishikimit strategjik të sigurisë për të cilin jemi pajtuar të gjithë dhe i cili parasheh ndryshime kushtetuese, do të ishte ndryshim i papritur i planit. Në anën tjetër mendoj se përparimi i vërtetë drejtë një armate efektive nuk arrihet vetëm me ndryshimin e një ligji. Forcat e ardhshme të armatosura të Kosovës, duhet të ndërtohet me kohë, me ndihmën e partnerëve kryesor siç janë SHBA-ja. Shpallja e armatës me ligj nuk e krijon atë në realitet. Si mik dhe partner i Kosovës është me rëndësi për ne që procesi dhe mekanizmi për krijimin e forcës ushtarake legjitime të Kosovës, të jetë i tillë që përmirëson dhe jo që pengon përparimin e legjitimitetit ndërkombëtar dhe qasjen e ardhme në ndihma ushtarake të Kosovës. SHBA të dhe aleatët nga NATO-ja kanë pritjet që tranzicioni i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, të bëhet gradualisht në mënyrë transparente, përmes ndrysh imeve kushtetuese që janë prodhim i konsultimeve dhe pjesëmarrjes së gjithë qytetarëve dhe komuniteteve në Kosovë. Besojmë që një çështje kaq e rëndësishme siç është transformimi i FSK-së duhet të trajtohet në mënyrë të duhur”, tha ai.
Ndërkaq, ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert tha se Franca përkrah formimin e ushtrisë së Kosovës, përmes ndryshimeve kushtetuese, derisa, tha se mbështet vendimin e presidentin Thaçi për ngadalësimin e këtij procesi.
“Asnjë vend s’mund te ketë veto kundër Kosovës dhe të drejtës e saj të patjetërsueshme për të pasur armatë. Transformimi i FSK-së në Forcë të armatosur duhet të bëhet në përputhje të plotë me Kushtetutën…Jam i bindur se ndryshimi kushtetues është opsioni me i parapëlqyer, sepse është çështje e konsensusit nacional. Prandaj, dëshiroj që të them se Franca është mbështetëse për vendimin e presidentit Thaçi që ta ngadalësojë pak procesin dhe të ketë diskutime me përfaqësuesit serb të Kosovës dhe që të gjitha veprimet të koordinohet me ta”, tha ai.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviç tha se komuniteti serb ka probleme me prioritare se sa transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura. Ai tha se kjo tëmë është plotësisht e gabuar, pasi që për komunitetin serb janë një listë e temave si punësimi e lëvizja e lirë, të cilat do të ndikonin në cilësinë e jetës së tyre, pasi që transformim i FSK-së në ushtri nuk e ndryshon aspak cilësinë e jetës së tyre.
“Si mund të presim prej serbeve që të përkrahin transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur. Dëgjoni të gjithë analistet qytetarët që thonë që ka shumë uniforma, ata nuk dëshirojnë të shohin një aparat tjetër të represionit siç është ushtria. Më lejoni të kthehem në realitet, është situatë për të ardhur keq në çka jemi ne si shoqëri, jemi shumë të ndarë dhe kemi dhe tema të cilat na imponohen, siç është dhe kjo që përdoret vetëm për përdorim të brendshëm që ka vetëm një qëllim, që ka njëfarë lloj urrejtje ndaj serbeve. Sepse më së lehti shitet një gjë e tillë dhe është më e përshtatshme që serbet janë dhe do të jenë gjithmonë fajtor për çdo të keqe…Si mund ta arsyetojmë që një gjë e tillë, që do të jetë tema më e rëndësishme për të rinjtë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike… S’kemi as plan serioz për të ndryshuar cilësinë e jetës. Megjithëse nuk kemi përgjigjej për këto pyetje, më së lehti është që të flitet për diçka të tillë…Nëse dikush mundohet të thotë se FSK është strukturë shumë etnike dhe që të kërkojë nëpër fshatra serbe të papunësuar, të cilët për para do të veshin gjithfarë rrobash, ndoshta them ndoshta për të pasur një pagë, sepse s’ka punë. Para pak kohe njerëzit e kanë bërë këtë gjë dhe me popullin tuaj. Por kjo që po ndodh tani ka afektin e njëjtë…Edhe nëse bëhet , transformim cilësia e jetës së një personi nuk do të përmirësohet kushedi çka”, tha ai.
Kurse, Daniel Server tha se procesi i transformimit të FSK-së kërkon mbështetjen e SHBA-ve dhe NATO-s.
“Ju duhet të mendoni dhe për karakterin e sigurisë së Kosovës dhe se procesi do të kërkonte dhe mbështetje të SHBA ve dhe Evropës, sepse Ëashingtoni dhe Brukseli, do të dëshironin që ju të keni pjesëmarrjen e plotë të serbeve dhe pëlqimin e tyre. Por ajo që iu duhet serbeve më shumë është besimi dhe bindja që FSK nuk do të përdoret kundër tyre…Pyetjes së çfarë force e sigurisë do tu nevojitet varet nga kërcënimet me të cilat përballeni. Nëse kërcënimi për ndërhyrje serbe nuk eliminohet, atëherë Kosovës do t’i nevojiten forca të cilat janë të dizajnuara për të reaguar ndaj tyre…Kapacitete serbe ushtarake janë shumë reale dhe vet pajisjet ushtarake prej Rusisë përfshirë dhe avionë, do të iu bëjnë dhe më shumë të rrezikshëm. Mjetet për të reaguar ndaj tyre janë të shtrenjta. Kosova dhe Serbia do të ishin shumë më mirë pa koston e përgatitjes kundër njëri tjetrit”, tha ai./KP