Aktuale

Zyrtare: Gjatë kësaj jave Demarkacioni procedohet në Kuvend

Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi do të dërgohet këtë javë nga qeveria për ratifikim në Parlamentin e Kosovës.

Informacioni është konfirmuar për RTK-në nga Sokol Havolli, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa.

Ndërkohë, dy subjektet politike opozitare, AAK dhe Nisma tashmë kanë konfirmuar pjesmmarrjen e tyre në seancën plenare kur pritet të jetë për diskutim çështja e demarkacionit me Malin e Zi.