Aktuale

Historianët e Deçanit kërkojnë që Haradinaj të lirohet sot

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka kërkuar nga ana e organeve të drejtësisë në Francë që sot të lirojnë ish-komandantin e UÇK-së dhe Ramush Haradinaj.

“Ish-Kryeministri Haradinaj, është duke u mbajtur padrejtësisht në mbajtje nga ana e organeve franceze, kur dihet se ai ka drejtuar njërën nga zonat me të rëndësishme gjatë luftës çlirimtare me 1998-1999 dhe pastërtia e tij në drejtimin e kësaj luftë është dëshmuar dy herë nga drejtësia ndërkombëtare në Hagë”.

“Haradinaj, është njëri nga liderët që me se shumti i ka dhenë Kosovës. Ai dhe familja e tij janë vet simboli i lirisë se Kosovës”

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, iu benë thirrje gjitha vendeve anëtare në INTERPOL që të mos respektojnë fletëarrestet e lëshuara nga ana e Serbisë.