Rajon & Botë

Institucionet e BE-së goditje direkte Ivanovit dhe VMRO-së

Macedonian President and presidential candidate of the ruling party VMRO DPMNE Gjorge Ivanov (R), accompanied by Macedonian Prime Minister Nikola Gruevski (L), greet supporters during their last campaign rally in ahead of upcoming elections, in Veles, Macedonia, on April 25, 2014. The citizens of the Republic of Macedonia will cast their ballots on April 27 for the second round of the presidential elections and the premature parliamentary elections. AFP PHOTO / ROBERT ATANASOVSKI (Photo credit should read ROBERT ATANASOVSKI/AFP/Getty Images)

Këshilli i BE-së, Komisioni Evropian dhe deputetët e Parlamentit Evropian presin nga presidenti i Maqedonisë, që ti respektoj normat demokratike, ndërsa VMRO të sillet me përgjegjësi, njofton agjencia e lajmeve INA.

Nga institucionet e BE-së është një herë arritën kritika të ashpra në llogari të presidentit të vendit, Gjorgje Ivanov dhe të VMRO-së. Kjo për shkak të bllokimit të proceseve demokratike në Maqedoni.

Në Parlamentin Evropian, mbrëmë vonë, raportuesi për Maqedoninë Ivo Vajgël e prezantoi raportin për Maqedoninë, të cilin e mbështetën Komisioni Evropian dhe Këshilli i BE-së.“Parlamenti nuk mund të formohet për shkak të opstruksioneve sistematike të VMRO-së dhe sjelljes së presidentit Gjorgje Ivanov.

Sjellja e tij është kritikuar nga BE-ja, ShBA-të dhe NATO. Pozicioni i tij vetëm sa e zbulon partizimin e tij”, deklaroi Vajgël, gjatë prezantimit të raportit.Jan Borg nga Këshilli i BE-së, edhe njëherë e potencoi shqetësimin e madh për shkak të faktit që akoma Maqedonia nuk ka një qeveri.

Ai kujtoi se edhe presidenti i Këshillit, Donald Tusk gjatë vizitës në Shkup kërkoi sjellje shtetërore dhe uninitet në Maqedoni.Duke shprehur mbështetje për Prokurorinë Speciale, Borg tha se qeveria e re patjetër duhet të punoj në realizimin e reformave të cilat janë të parapara në marrëveshjen e Përzhinos dhe rekomandimet e raportit të Pribes.

Neven Mimica në emër të Komisionit Evropian gjithashtu e theksoi shqetësimi për refuzimin e presidentit Ivanov për ndarjen e mandatit.

“Kërkojmë nga Ivanov që ti respektoj rezultatet e zgjedhjeve dhe të lejoj funksionimin e demokracisë. Jemi të shqetësuar për shkak të retorikës frikësuese të disa akterëve politike të cilët po i thellojnë marrëdhëniet ndëretnike”, deklaroi Mimica.

Neven kërkoi formimin e shpejtë të qeverisë dhe jo vetëm kaq.“Insistojmë në realizimin e plotë të marrëveshjes së Przhinos si dhe reformat në fushën e sundimit të së drejtës. Prokuroria Publike duhet të ketë afat shtesë dhe resurse për të kryer punën”, tha ai.