Modelja e njohur Bella Hadid ka rreth 12 milion ndjekës në Instagram, rreth njëqind mijë në Twitter dhe është ndër modelet më të kërkuara aktualisht.
Së fundmi ajo ka folur hapur për fenë e saj dhe përvojat që i ka pasur duke qenë bija e një refugjati palestinez.
“Babai im ishte një refugjat, kur së pari erdhi në Amerikë”, ka thënë ajo për E! Online.
Bella Hadid është e bija e modeles Yolanda Hadid dhe zhvilluesit të pasurive të patundshme Mohamed Hadid, babai i të cilit ishte dëbuar nga Izraeli kur Muhamedi kishte qenë fëmijë dhe përfundimisht kishte vendosur të shpërngulet për në SH.B.A., shkruan KosovaPress.
“Babai im gjithmonë ka qenë fetarë, ai gjithmonë lutej me ne. Unë jam krenare që jam myslimane”, ka shtuar ajo.
Pas inaugurimit të Donald Trump si president, Bella së bashku me motrën e saj Gigi Hadid, u janë bashkuar demonstruesve në Neë York City, për të protestuar për urdhërat e fundit ekzekutivë mbi emigracionin.