Aktuale

Halimi: As Vuçiq nuk zgjidh problemin e shqiptarëve në Luginë

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë, Riza Halimi, ka thënë që zgjedhja e Aleksandar Vuçiqit president i Serbisë është një vazhdimësi, dhe, sipas tij, nuk do të ketë ndonjë ndryshim.

Halimi në një lidhje telefonike në Klan Kosova ka thënë që vazhdon avazi i vjetër i problemeve të pazgjidhura të shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Kemi të bëjmë me një vazhdimësi dhe nuk shoh që do të ketë ndryshim në krahasim me politikën që e kemi pasur pas zgjedhjes së Vuçiqit”, është shprehur ai.

“Sa i përket çështjes së shqiptarëve nuk do të ketë asgjë të re ende vazhdon avazi i vjetër me një qëndrim joserioz ndaj zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ka thënë Halimi.

“Kishte dy liderë politikë kjo sipas mendimit tim ishte trokije në derë të hapur”, është shprehur ai.

“Për zgjedhjet parlamentare ne kemi një përvojë të gjatë dhe duhet një aktivitet i jashtëzakonshëm për të bindur një pjesë të elektoratit tonë për të marrë pjesë në zgjedhje”, ka thënë Halimi.