Arsim & Kulturë

Çitaku viziton ekspozitën e Muhaxherit për alfabetin e Naum Veqilharxhit

Pak më vonë në KultPlus do të lexoni rrëfimin e Muhaxherit mbi ekspozitën, inspirimin e tij dhe punën e madhe që ai ka bërë për këtë hulumtim të mishëruar në ekspozitë.

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – Vlora Çitaku, ka vizituar dje ekspozitën e hapur nga Edon Muhaxheri.

Edon Muhaxheri është student i cili vite më parë fitoi bursë nga programi Fullbright ndërsa ekspozitën e ka hapur si pjesë e diplomimit në Maryland Institute College of Art.Muhaxheri ka hapur ekspozitën e cila i kushtohet Naum Veqilharxhit, ideatorit të Rilindjes Kombëtare dhe autorit të Abetares së parë Shqipe.

“Jam e mahnitur nga ekspozita e Edon Muhaxherit mbi Alfabetin e parë të shkruar shqip, në Maryland Institute College of Art” ka shkruar Vlora Çitaku derisa ka postuar fotografi nga ekspozita në fjalë por edhe fotografi me Edonin, ideatorin dhe krijuesin e ekspozitës.“Unë e kam një pasion të veçantë për kulturën shqiptare.

Gjatë hulumtimit për temën e diplomës kisha dëshirë me lidhë punën time me automatë dhe kulturën shqiptare. E sfidova veten me nderimin e një prej automatoneve më të komplikuara, atë që shkruan” tregon më shumë detaje vetë Edon Muhaxheri, për KultPlus.

Pak më vonë në KultPlus do të lexoni rrëfimin e Muhaxherit mbi ekspozitën, inspirimin e tij dhe punën e madhe që ai ka bërë për këtë hulumtim të mishëruar në ekspozitë.