Andrea Leadsom është tërhequr nga gara për t’u bërë lidere e Partisë Konservatore, partisë së kryeministrit në Britani të Madhe.
Leadsom ishte kundër-kandidatja e Sekretares Tereza May në garën për të pasuar David Cameron në pozitën e kryeministrit, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Ajo gjithashtu i kërkoj falje kundër-kandidates së saj May, për fjalët që ia kishte thënë se “të qenit një nënë, e bën punën e kryeministrit më mirë”, kështu duke folur për vete./GazetaExpress/