Presidentja koreanojugore e shkarkuar, Park Geun Hye kaloi sot ditën e saj të parë në burg për shkak të një mandatarresti të nxjerrë nga drejtësia.
Ish-shefja e shtetit, 65 vjeçe, u dërgua pak para mëngjesit në qendrën e paraburgimit në Seul nën blicet e fotografëve.
Pas një audience maratonë të zhvilluar dje, gjykata e Seulit nxorri një mandatarresti kundër Park për shkak të një skandali të madh korrupsioni.
Prokuroria ende nuk e ka dënuar mor ka njoftuar se ajo është e dyshuara për korrupsion, shpërdorim detyre, ushtrim force dhe se ka livruar sekrete shtetërore.