Rajon & Botë

Aeroplanë të fuqishëm marrin pjesë në simulimin e luftës kundër Rusisë

Muajin e ardhshëm Forcat Ajrore amerikane do të jenë nikoqir të stërvitjeve ushtarake në bazën ajrore në shtetin federal Ajdaho, në të cilin do të marrin pjesë edhe Forcat ajrore britanike dhe ato të Francës.

Në stërvitjet ushtarake “Atlantic Trident 17” do të marrin pjesë pilotët e “Lokhid Martin F-22 raptor”, aeroplan i eskadrilës elite amerikane “1st Fighter Wing’s Fighters” dhe pilotët e aeroplanëve “F-35” nga eskadrila “33rd Fighter Wing”, ndërsa atyre do t’iu bashkëngjiten edhe pilotët britanikë të “Eurofighter tajfun” dhe ata francezë të “Dasol rafal”.

Në stërvitje do të marrin pjesë edhe “F-15 strike eagle”, si dhe aeroplanët “Boing E-3 avaks” me sistemin e tyre kontrollues të radarëve dhe njoftimeve, transmeton “Jutarnji list”.

Synim i kësaj stërvitjeje të madhe është përmirësimi i bashkëpunimit luftarak të aeroplanëve të avancuar luftarakë të gjeneratës së pestë “F-22” dhe “F-35”, me aeroplanët luftarakë të gjeneratës së katërt si “Eurofighter”-i britanik, “Rafali” francez dhe versioni më i ri i aeroplanëve amerikanë “F-15” kundër rreziqeve të mundshme.

Kjo është një nga rastet e rralla që amerikanët dhe aleatët e tyre të afërt të munden që bashkërisht të stërviten në simulime luftarake reale kundër “armikut” të të njëjtit nivel.

Eskadrila e aeroplanëve “F-15” do të aktrojë aeroplanët më të avancuar luftarakë të armikut me të cilët pakti NATO mund të përballet, siç janë “Su-30” dhe “Su-35” të Rusisë. Përveç aeroplanëve “armiq”, ushtrimi do të simulojë edhe kërcënimin e projektileve tokë-ajër, me të cilët pilotët mund të ballafaqohen.