Hungaria bën të ditur se është e gatshme që nga sot të fillojë me mbylljen e azilkërkuesve në kampet e saj në kufirin jugor me Serbinë, pasi që këtë muaj ka miratuar ligjin me të cilin ka shkaktuar kritika të grupeve për mbrojtje të të drejtave të njeriut.
Që nga sot të gjithë ata azilkërkues që hyjnë në Hungari si dhe ata që aktualisht gjenden në këtë vend do të mbyllen në këto kampe derisa kërkesat e tyre nuk shqyrtohen, transmeton AFP.





















