Rajon & Botë

Sërish shfaqet epidemia e etheve të verdha

Në ditët e kaluara Ethet e Verdha janë diagnostikuar te pesë persona, nga të cilët një 38 vjeçar ndërroi jetë.

Drejtoria për shëndet në shtetin federal Rio de Janeiro të Brazilit, ka njoftuar se në rajonin Sao Fidelis është regjistruar rasti i parë i të prekurit nga Ethet e Verdha, që njëherësh paraqet personin e gjashtë të prekur nga kjo sëmundje fatale në Brazil, në ditët e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në qytetin Casimiro de Abreu në shtetin Rio, në ditët e kaluara Ethet e Verdha janë diagnostifikuar te pesë persona, nga të cilët një 38 vjeçar ndërroi jetë.

Rasti i gjashtë është regjistruar të hënën në qytetin Sao Fidelis i cili ndodhet 104 kilometra në veri nga Casimiroa.Rasti i fundit ka alarmuar shërbimet kompetente të Brazilit të cilat thonë se kjo është një dëshmi se sëmundja nuk është lokalizuar.