Aktuale

Një gropë gjigante hapet në Gjakovë (FOTO)

Në rrugën e quajtur ‘Londra”, tek lagjja, Blloku i Ri në Gjakovë është hapur një gropë gjigande.
Qarkullimi me vetura në atë pjesë të qyteti është vështirësuar, shkruan Express.

Ndërkohë që përgjatë rrugës nuk është vendosur ndonjë shirit njoftues për shoferët se ajo gropë paraqet rrezik për kalimtarët në mënyrë që të evitohen aksidentet.