Aktuale

Po vazhdojnë punimet për xhaminë më të madhe në Ballkan (Foto)

Ndërkohë që besimtarët muslimanë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, ende përballen me vështirësi në kryerjen e lutjeve të tyre, për shkak të numrit të vogël të xhamive dhe hapësirave të pakta të tyre, ndërtimi i një prej faltoreve më të madhe në Ballkan, Xhamisë së Namasgjasë, po vazhdon pandërprerë.

Ndërtimi si karabina i kësaj vepre madhështore e cila do të jetë pritëse për mijëra besimtarë muslimanë, ka përfunduar, ndërsa punimet e tjera vazhdojnë me shpejtësi.

Pas shumë vitesh tentativa, gurthemeli i parë i saj më në fund u hodh më 13 maj të vitit 2015, ku në ceremoni ishte i pranishëm edhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili gjatë një fjalimi tha se kjo do të jete dhurata më e vyer e Turqisë për popullin shqiptar.

Duke folur për AA, drejtuesi i punimeve të kësaj xhamie, Hüseyin Şentürk, tregon për avancimin e punimeve duke thënë se ndërtimi karabina i kësaj faltoreje sapo ka përfunduar dhe se kanë nisur nga puna me fazën tjetër të punimeve, atë të punëve të detajuara, raporton Anadolu Agency .

17362895_679401935578488_8907806829217381864_n

Duke vënë në dukje se ata janë vazhdimisht nën mbikëqyrje të punimeve mbi letër dhe në terren, Şentürk, në vijim shton: “Ndërtimi i xhamisë po vazhdon me shpejtësi ashtu sikurse ishte planifikuar. Shpresojmë që në fund të vitit 2018 të hapim xhaminë për besimtarët. Normalisht jemi duke bërë llogaritë nëse do të mundemi ta mbarojmë pak më parë. Kemi pas shtetin e Turqisë dhe si rrjedhojë nuk kemi patur as edhe një problem financiar apo të ngjashëm me këtë dhe kur gjendja është e tillë nuk mbetet asnjë problem për ndërtimin e saj. Ndërtimi karabina ka përfunduar, ndërsa tenderat për punimet e tjera të hollësishme janë mbyllur. Ndërtimi po vazhdon sipas parashikimeve. Kemi bërë gjithashtu edhe tenderin për veshjen me gurë të xhamisë.”

17309824_679401932245155_6855016143263248117_n

Ai thotë se të gjitha kompanitë nënkontraktuese janë vendase dhe më pas shton: “Tani jemi duke hyrë në një fazë të re punimesh. Disa punë të veçanta janë mbulesa me plumb e kupolave dhe për ti bërë këto do të sjellim ekipe nga Turqia. Ndërsa dritaret e kësaj xhamie do të prodhohen në punishten e kompanisë tonë Komaş.”

Drejtuesi i punimeve thotë se dy katet e fundit janë drejt përfundimit, kate këto të cilat do të përdoren për parkimin e automjeteve, ndërsa puna në katin 0, kat i cili do të jetë për përdorim të shumëllojshëm, është duke vazhduar. Ai thotë se i vetmi ndërtim i cili nuk ka nisur është ai i godinës së muzeut për shkak se në të aktualisht ka një problem të vogël me pronësinë, ndërsa vë në dukje se sapo të zgjidhet problemi menjëherë do të fillojnë punimet.

17308923_679401928911822_3100227925378839118_n