Aktuale

Urgjencë për gjak për Saranda Hodën – Sasa në QKUK

Pjesëmarrësja në “Shpija e Kosovës”, Saranda Hoda – Sasa, gjendet e shtrirë në QKUK në Prishtinë dhe ka nevojë për gjak të grupit 0 pozitiv

Njoftimi për urgjencë është bërë në Facebook nga Edi Kastrati:

Të nderuar miq, mikja jonë Saranda Hoda SASA, gjendet e shtrirë në QKUK në Prishtinë, dhe ka nevojë tërë kohën për gjak, shkaku i komplikimeve te brendshme në vena.

Deri më tash ka disa ditë që gjaku është dhënë nga rezervat në spital, dhe tash na duhen njerëz të vullnetit të mirë – dhurues gjaku.

Lajmërohuni në +377-44215272, ose direkt në QKUK në entin për transfuzion dhe tregoni për kënd po dhuroni gjak.

Ju falënderoj secilin për përkrahjen në emër të familjes.